Prerja e pyjeve pa leje në territorin e Kosovës, dëmi për dy muaj shkon në 300 mijë euro

Pyjet nëpër territorin e Kosovës janë prerë pa lejen e autoriteteve shpesh dhe kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në natyrë. Faruk Bojaxhi, Drejtor për Menaxhim me Pyje ka thënë se dëmtimi i pyjeve nga prerjet ilegale është i madh.

“Prerjet ilegale janë evidente në të gjitha komunat e Kosovës, por kohët e fundit, problem me se shumti ka në Ferizaj, Podujevë, si dhe në Komunat në pjesën veriore të Mitrovicës” ka thënë Bojaxhi.

Bojaxhi për Indeksonline ka thënë se për muajin nëntor e dhjetor vlera e dëmit nga prerjet e drunjëve është gati 300 mijë euro. Ndërsa, dëmi në m3 sipas kësaj agjencie është 2250.6.

Për këto prerje ilegale komunat kanë shqiptuar 701 fletëparaqitje kundërvajtëse, ndërsa fletëparaqitje penale 247. Për me shumë detaje shih tabelën e Agjencisë Pyjore.

Bojaxhi ka theksuar ka shumë problem në aspekt të mbrojtjes së pyjeve pasi nuk po shqyrtohen me kohë dhe me korrektësi fletëparaqitjet nga Gjykatat e ndryshme të Kosovës.

Lexo edhe:  Zyrtarët e MMPH-së nuk kthejnë pasurinë e Ministrisë pas skadimit të mandatit