Problemet në VV, të hënën takohen Kryesia dhe Grupi Parlamentar i partisë

Kryesia dhe Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes të hënën do të mbajnë mbledhjen e përbashkët, ku do të diskutohet për problemet që e kanë përfshirë këtë subjekt, dhe të tentojnë të gjejnë zgjidhje për këto probleme.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, në RTV21.

Mbajtja e kësaj mbledhje është vendosur dje, në mbledhjen që zhvilloi Kryesia e Vetëvendosjes.

Më herët, Dardan Molliqaj mbajtjen e kësaj mbledhje e cilësoi si lajm shumë të mirë për Lëvizjen, duke konfirmuar edhe pjesëmarrjen e tij në këtë mbledhje.

Lexo edhe:  Gjashtë vjet nga rënia e Enver Zymberit