Prokuroria: Ish-ministri Tahiri ka dalë me makinën e Sotës në Muriqan

Pas kapjes me 863 mijë euro në makinë të Orest Sotës, prokurorët e Krimeve të Rënda janë përqendruar për të zbuluar lidhjen e mundshme të biznesmenit dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Verifikimet e kryera në sistemin “TIMS”, nga ana e prokurorisë, kanë ngritur pretendimin se, ish-ministri Tahiri, ka dalë nga pika e Muriqanit me makinën e Orest Sotës.

Prokurorët pretendojnë se kanë zbuluar që nga kjo pikë në të njëjtën ditë ka dalë me makinën e tij ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, bën me dije Report TV.

Po sipas prokurorëve, nga verifikimet në TIMS është zbuluar se në kthim, ish-ministri i Brendshëm Tahiri ka hyrë në territorin shqiptar nga pika kufitare e Muriqanit, duke përdorur automjetin në pronësi të Orest Sotës.

Ndërsa ky i fundit sipas burimeve nga prokuroria ka hyrë në territorin shqiptar nga pika e Murriqanit duke përdorur automjetin e Saimir Tahirit.

Lexo edhe:  U gjet Erion Gashi, djali 4 vjeç i humbur dje në Mramor