Provincializmi dëmton votuesin dhe pjesëtarët e koalicioneve- rasti i Malishevës

Hyrja e NISMA-s nën çatinë e koalicionit të madh, nuk pritet të korrigjoj përvojën e kaluar të pashembullt të kreut të kësaj partie që përdori gjatë fushatave. Në fushatat e mëhershme, në takime me qytetarët e komunës nga vjen Fatmir Limaj, parullat preknin vazhdimisht mentalitetin e provincës, shpirtin provincial, pa mundësi për garë apo parashtrim të ndonjë alternative të tij apo të një pjese të elektoratit të Malishevës.
Krerët e NISMA-s, sipas modelit të vjetër, pritet të vëjnë në përdorim shtesë edhe mekanizmat e tyre të manipulimit të votës, përmes trysnive, blerjes së votës dhe shantazhit në dëm të koalicionit dhe vullnetit qytetar.
Në të kaluarën, në Malishevë, përdoreshin edhe metodat banale për të mos e votuar Hashim Thaçin, prijësin e listës por Fatmir Limajn, që asokohe ishte njëri nga 10 kandidatët e listës së Partisë Demokratike të Kosovës.
Brengat e qytetarëve nga terreni tregojnë se me publikimin e listave të kandidatëve për deputetë para pak ditësh, njerëz të NISMA-s, kanë filluar aksionin për t’i bërë votat për Fatmir Limajn me të njëjtën metodë.
Në rend të parë duke propaganduar provincializëm ekstrem, metodë e njohur dhe e përdorur fillimisht nga ai, që për fat të keq, ai ka harruar se është në të njëjtën listë me PDK-në.
Madje, aty-këtu, disa qytetarë, kanë treguar se në emër të koalicionit po tentohet blerja e votës nëpër qendra të ndryshme në zonën e Llapushës, në favor të Fatmir Limajt.
Kosova, më shumë se kurrë, ka nevojë për një proces demokratik të votimit ashtu sikurse edhe Malisheva, pa manipulime e shantazhe. Yshtje të tilla jodemokratike, përveç se do ta dëmtojnë procesin zgjedhor, do ta dëmtojnë edhe Koalicionin e madh, Koalicionin e fitores që është bërë bashkë po ashtu për një qëllim të madh, shumë më të madh se qëllimi i fitores në Llapushë. Shkruan: Agim Mazrekaj

Lexo edhe:  Presidenti Trump, Evropa dhe Kosova