Pse dha dorëheqje Dardan Molliqaj?

Tashmë, Dardan Molliqaj, është i dëmshëm për Vv, misionin e kreu “me sukses”, instaloi krimin në të gjitha hallkat e funksionimit të kësaj lëvizjeje që nga shantazhi, presioni dhe mbledhja dhe shpërndarja e “donacioneve” në komisariatet lokale, me epiqendër, Prishtinën.
Në kulmin e vetëkënaqësisë politike, Dardan Molliqaj dha lajmin e pabesueshëm se jep dorëheqje nga posti i Sekretarit të përgjithshëm të Vv. Lajmit ti parapriu “sakrifica” e Ismail Kurteshit se merr përsipër çdo detyrë nga lëvizja Vv, që la të nënkuptohej se e merr përsipër edhe bagazhin kriminal të Sekretariatit që udhëhiqej nga Dardani, tashmë të identifikuar si përgjegjësi kryesor i trazirave, mollotovëve dhe sulmeve kundër institucioneve, duke shkaktuar dëme të pariparueshme edhe të imazhit të vendit.
Pyetje e thjeshtë shtrohet, vallë, pse dha dorëheqje Dardan Molliqaj, në zenitin e tij politik?
Ky spostim nga pozita qendrore e komisarit politik dhe funksionimit të Lëvizjes me urdhra nga ai që instaloi kulturën e terrorit në qendër, nuk do mend, është i qëllimshëm si taktikë, apo fshihet diçka më thellë?
Duke parë zhvillimet politike, deklarimet e qytetarëve dhe opinionit se si funksionon krimi i mollotovit, por edhe implikimet në krimin politik siç janë: presioni, vjedhja e votës, shpërndarja e donacioneve, tenderët, lejet e ndërtimit në Prishtinë dhe arsenali terrorist i gjetur në selinë e Vv dhe depot e tyre, sigurisht se do të inkriminojnë Dardanin si kryekomisar të këtij rrjeti kriminal politik.
Tashmë, Dardan Molliqaj, është i dëmshëm për Vv, misionin e kreu “me sukses”, instaloi krimin në të gjitha hallkat e funksionimit të kësaj lëvizjeje që nga shantazhi, presioni dhe mbledhja dhe shpërndarja e “donacioneve” në komisariatet lokale, me epiqendër, Prishtinën. Largimi i tij është pritur sepse penaliteti i tij, lidhja me veprimet kriminale do të dëmtojë proceset në vijim që sigurisht do të bartin koston “meleqët” e kësaj lëvizjeje, nëse ka të tillë. Largimi i tij nga ky post, dhe marrja e drejtësisë me të, do të jetë më pak i dhimbshëm për Vv, më pak intrigues për krerët institucional, më pak i dëmshëm për imazhin e Vv.
Por, një gjë dihet, jo Ismail Kurteshi që është gati të marrë përgjegjësitë kriminale të komisariateve politike të Vv, me arsenalin terrorist me vete por edhe njëqind Ismaila po të ndërrohen, celulat banditeske të Dardanit brenda Vv nuk do të zhbëhen. Kjo i bie që edhe pas Dardan Mollotovit, komisariatet politike të Vv mbesin mollotov, logjikë mollotovi! Shkruan : Hasan Morina

Lexo edhe:  Dhelpërat dhe opinionisti Driton Selmanaj