Punëtorët e KEK-ut të zhgënjyer me kryeministrin Haradinaj

Edhe pse ishte premtuar se pagat e tyre do të rriten për 100 euro, kjo nuk ka ndodhur. Premtimi i kryeministri Ramush Haradinaj për këtë ngritje ka dëshpëruar punëtorët e KEK-ut. Ata do të protestojnë deri në ngritjen e pagave ashtu siq kishte premtuar kryeministri Haradinaj.

Në një komunikatë për media dërguar nga Sindikata e Re e KEK-ut bëhet e ditur se Bordi i kësaj korporate i mbledhur dje nuk ka marr vendim që pagat e punëtorëve të rriten në mënyrë lineare për 100 euro më shumë.

“Pasi që kjo ende nuk ka ndodhur dhe se tashmë është humb edhe besimi të punëtorët nga këto premtime boshe, ne Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës kemi vendosur që të vazhdojmë me protestat deri në ngritjen e pagave për punëtorët e KEK-ut në mënyrë lineare nga 100 euro”, thuhet në komunikatë.

  Ministri Zharku përuron rrugën në Bishtazhin të Gjakovës