Putini lartëson Betejën e Stalingradit: Të rritemi në nivelin e baballarëve

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, vizitoi qytetin e njohur dikur si Stalingrad, ku mori pjesë në festimet me rastin e 75-vjetorit të njërës prej betejave më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore.

Beteja për Stalingradin “i ka hapur rrugë shkatërrimit të plotë të armikut”, tha Putin.

Ai falënderoi veteranët e luftës dhe u bëri thirrje rusëve që të ndërtojnë të ardhmen e vendit të tyre në, siç tha, themelet që ata kanë hedhur.

“Në veprimet tona, duhet të rritemi në nivelin e arritjeve të baballarëve dhe gjyshërve tanë”, tha Putin.

Beteja pesëmuajshe për Stalingradin është bërë simbol i rezistencës sovjetike përballë nazistëve më 1942-43 dhe ka shënuar një pikë të madhe kthese në luftë.

Mbi një milion njerëz besohet të kenë vdekur në gjakderdhjen në Stalingrad. Ky qytet sot njihet si Volgograd.

Lexo edhe:  Merkel kandidon për herë të katërt, por në këtë betejë "Mbretëresha e Gjermanisë" është e vetme pa miq