Qeveria: Qytetarëve do t’i kthehen paratë e paguara për rrymën në veri cent më cent

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike deri në fund të vitit pritet të kompletohet dhe të jetë funksional.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik tashmë është në përfundim të përzgjedhjes së dy anëtarëve të rinj, proces ky në të cilin janë të përfshirë edhe anglezët, emrat e të cilëve pastaj do të shkojnë në Kuvend për miratim, raporton KTV.

Ministri Valdrin Lluka thotë se Bordi në ZRRE është vendimmarrës dhe në mungesë të tij nuk ka kuorum të mjaftueshëm për ta zbatuar vendimin e Gjykatës së Apelit për heqjen e tarifave për rrymën e shpenzuar në veri.

Gjatë negociatave me Serbinë, ministri i Zhvillimit pretendon që ta bindë Serbinë që ta kompensojë çdo cent të humbur për banorët serbë të veriut Kosovës dhe ato mjete të investohen në projekte të ndryshme në të mirë të qytetarëve.

Në rast të kundërt, sipas ministrit, kthimi i mjeteve do të bëhet përmes faturave.

Lexo edhe:  Shala takon zëvendës ambasadoren gjermane Gehler