Rama thotë se bankat janë në duart e krimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga konferenca “Bankat dhe rritja ekonomike në Shqipëri” u është përgjigjur akuzave të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për qëndrimet e tij për projektbuxhetin 2018.

Rama theksoi se deklaratat e Bashës janë për të qeshur dhe për të qarë bashkë.

“Dje kam dëgjuar që imagjinata që nuk më mungonte s’ma kishte thënë kurrë që mund ta dëgjoja, që projekt buxheti të administrohet nga strukturat ligj zbatuese FBI-DEA, si një projekt që dëshmon se buxheti përmes sistemit bankar, programi ynë është tanimë në duart e krimit. Tani ju të gjithë këtu jeni në duart e krimit dhe jo vetëm ju që jeni pa kufje apo edhe ata që janë me kufje, madje ata që janë me kufje janë më të dyshuarit, është për të qeshur edhe për të qarë se këto janë sinjalet më dëmtuese për konsumatorin”, ka thënë Rama.

Lexo edhe:  Shqiptarët e Luginës bojkotojnë zgjedhjet presidenciale serbe