Ramires rifillon stërvitjen, gati të vihet në dispozicion të Spallettit

Braziliani Ramires do të jetë me shumë mundësi afrimi i parë i Interit, në merkaton e janarit. Ish mesfushori i Chelsea-t, aktualisht luan për Jiangsu Sunning, skuadër me të njëjtin pronar si Interi dhe pritet të kalojë të zikaltrit në huazim, të paktën deri në fund të sezonit, shkruan Supersport.

Kampionati kinez ka përfunduar, ndërsa braziliani është rikthyer në Londër, ku ka rifilluar përgatitjet në qendrën sportive të Chelsea-t. Ramirez pritet që të udhëtojë në fillim të dhjetorit në Milano, ku do të stërvitet me futbollistët e Spallettit, për të qenë plotësisht i gatshëm për të zbritur në fushë, në muajin janar.

Nëpërmjet zikaltërve, Ramires dëshiron të luajë edhe një herë shanset e grumbullimit në botëror, me kombëtaren braziliane, ku mungon prej 3 vitesh. Mesfushori pëlqehet edhe nga Spalletti, pasi shikohet si një lojtar që mund të luajë në disa pozicione dhe është një alternativë mjaft e mirë edhe në stol.

Lexo edhe:  Behrami nuk pyet as klubin për të luajtur për Zvicrën