Ramiz Lladrovci do të jetë kryetari i ardhshëm i Drenasit

Edhe pse i kam pasur disa hamendje lidhur me fitoren e Ramiz Lladrovcit për kryetar të Drenasit duke u bazuar në disa sondazhe dhe perceptimin në opinionin publik, nga sot jam i bindur 100% që Ramiz Lladrovci do të jetë kryetar i ardhshëm i Komunës së Drenasit.

Këtë bindje e fitova duke parë disa individ të cilët i’u kanë afruar Ramizit, ku po të njëjtit kanë qënë përsonat më shantazhues dhe etiketues kundër tij edhe gjatë vitit 2007 por dhe gjatë vitit 2016, ndër ta edhe anëtarë të vetë partisë të cilët në forma të ndryshme kanë frenuar votën e PDK-së me ç’rast edhe e patën dërguar Drenasin në ballotazh.

Duke parë që të njëjtit tanimë i janë bashkangjitur ekipit të Lladrovcit fitorja është e pa diskutueshme, ka mundësi bile edhe pa ballotazh. Sepse këta të parët ia ndien erën e fitorës, e nuhasin shumë larg.

Ka disa të tjerë të cilët tani më kanë bërë përvojën e duhur në rrethanat e ndryshme politike të cilët së pari rehatohën në emër të PDK-së nëpër insitucione dhe kompani të fuqishme publike, mandej gjithmonë me direktiva nga brenda formojn “Iniciativa Qytetare” dhe bëjnë lëvizje politike nga njëri subjekt në tjetrin, vetëm kur të caktohet data e zgjedhjeve të rikthehën po të njëtit në bazë për interesa krejtësisht përsonale duke kalkuluar dhe përfituar nga po ajo bazë e cila i ka akomuduar ata dhe familjarët e tyre.

Këto dilema kanë qarkulluar edhe me herët në Drenas, pas zyrtarizimit të kandidaturave për kryetar të komunës e veçmas për disa nga kandidatët të cilët ishin pjesë e PDK-së dhe në teren njifeshin si përsona shumë të afërt me nivelet e larta të PDK-së, por jo edhe me Kadri Veselin që do një parti pa hipoteka të uzurpatorëve.

Lexo edhe:  Kur ateistet shesin moral fetar

Pra, duke parë të gjitha lëvizjet e ditëve të fundit, duke përshfirë edhe disa nga kolegët e mi nga bota e mediave, për një përkrahje të Lladrovcit, të cilët gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar të gjithë ishin pozicionuar në kampin tjetër, jamë i sigurt në fitorën e tij.

Ramiz Lladrovci ka qënë i njëjti si vitin e kalur si para disa viteve, ai nuk ka ndryshuar, por esenca është që të tjerët e kanë ndryshuar çasjen ndaj tij.

Ramiz Lladrovci gjatë kësaj përiudhe të shkurtër që ka qeverisur me Drenasin, nëse nuk ka arritur të bëjë asgjë sa i përket investimeve në infrastrukturë, edhe pse i ka përfunduar disa projekte, si rrugë, kanalizime etj, arritja më e madhe e tij është diciplina dhe rëndi që ka vendosur në administratën komunale.

Ka qënë e pamundur që për një dokument të mos shkosh të paktën dy apo tri herë gjatë qeverisjeve së kaluara, pasi që shumica e puntorve të administratës kanë qënë jashtë objektit të komunës, disa në ndonjë çajtore apo gjelltore, e disa të tjerë nëpër kafene të Prishtinës apo duke punuar në bujqësi.

Krejt në fund si qytetar i Komunës së Drenasit, mendoj që edhe një herë duhet t’i ipet mundësia Ramiz Lladrovcit për të qeverisur në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, pasi që Drenasit i duhet një kryetar me autoritet i cili nuk merr direktiva nga askush dhe i cili të gjithë i trajton njëjtë para ligjit, qofshin të fuqishëm në politikë apo biznes./Shkruan: Metë Bytyqi, (Autori është drejtor i Lajm-it)