Reagon Kryeministri për deklaratat e Shkumbin Mehmetit, i quan spektakël medial

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë ka folur edhe për rrëfimin e mbrëmshëm të dëshmitarit të mbrojtur nga Prokuroria Speciale, Shkumbin Mehmeti, i cili foli për vrasjet e pasluftës.

Haradinaj para medieve tha se është i habitur me deklaratat e Mehmetit.

“U habita me deklarimet e tij, të gjitha ato deklarata është dashur të jenë materie e gjyqtarëve e prokurorëve, e jo të bëhej spektakël medial”, ka thënë Haradinaj.

Ai shtoi se në sisteme të drejtësisë serioze nuk lejohet që një person nga burgu të japë një intervistë të tillë në media.

Lexo edhe:  Mot i acartë deri të enjten