Reformat në Arsim, Domosdoshmëri e Kohës

Rezultatet e testit ndërkombëtar PISA në fushën e arsimit , treguan mangësitë dhe dobësitë e shumta të sistemit tonë arsimor dhe në të njëjtën kohë treguan qartë, se sa urgjente është bërja e reformave të thella në arsim. Duke e parë në këndvështrimin e një intelektuali, qytetari, e prindi , vërtet ndihesh i pashpresë për një shkollim cilësor të fëmijëve në institucionet tona shkollore, pothuajse në të gjitha nivelet.

Kosova, me një moshe mesatare tepër të re të popullsisë , krahasuar me vendet e tjera të Evropës, duke parë nevojën dhe kërkesat e larta të të rinjve për t’u arsimuar , politikë-bërësit është dashur të kenë nje qasje prioritare në këtë drejtim dhe duke e parë arsimin seriozisht si një nga prioritet kryesore të zhvillimit të vendit. “Mobilizimi” i drejtorëve ‘të politizuar’ të drejtorive komunale të arsimit në Kosovë, realisht nuk do të ketë ndonjë impakt në ngritjen e cilësisë apo mbarëvajtjes së arsimit, pasi në shumicën e komunave tona , drejtorët që menaxhojnë me arsimin , në shumicën e rasteve , janë thjesht të besuarit e kryetarëve të komunave , ose për më tepër kuadro që nuk kanë lidhje me arsimin.

Dhe pikërisht këtu fillon kalvari i dobësive dhe mangësive në menaxhimin e procesit edukativ ,si në nivel lokal , ashtu edhe atë kombëtar. Përzgjedhja e kuadrove nga politka, duke mos pasur lidhje me dijen dhe fushën e arsimit ka sjellë këto rezultate të cilat për mua personalisht , kanë qenë më se të pritshme, sepse jo rallë kur shkruaja për këtë çështje, jo pak zyrtarë të arsimit me kritikonin se e kisha lëshuar “pllugun thellë”! Menaxhimi I sistemit arsimor në aspektin kombëtar është një çështje shumë komplekse , por edhe shumë e vështirë për vetë specifikat që kemi kaluar ne si shoqëri dhe në të njëjtën kohë për qasjen që politikëbërësit kanë karshi kësaj çeshtjeje tepër të rëndësishme për shoqërinë.

Zhvillimi I arsimit përbën një proces zinxhiror që ndërlidhet me hallka të ndryshme dhe që nuk mund të funksionojnë pa njëri tjetrin. Nga ky këndvështrim, përgjegjsia më e madhe bie mbi politikëbërësit , të cilët janë përgjegjësit kryesorë për hartimin e politikave të duhura , të krijimit të një infrastrukture të duhur ligjore për një sistem arsimor koherent për gjeneratat e reja. Sa më i zhvilluar ekonomikisht të jetë një vend , aq më shumë i jep prioritet sistemit edukativo -arsimor në përgjithësi. Kjo u pa qartë edhe në ranglisten e fundit të testimit PISA , ku vende me ekonomi shumë të zhvilluar , prinin edhe në sistemin e arsimit.

Trendet e ndryshimeve gjeografike botërore të vendeve që kryesonin listën e testimit PISA , ishte nje surprisë e madhe edhe për vetë vendet e zhvilluara të Evropës , ku arsimit në përgjithësi i është dhënë një prioritet veçantë. Çfarë është bërë konkretisht për ngritjen e cilësisë në arsim? Cilat kanë qenë ato politika shtetërore të cilat kanë dhën suksese në këtë drejtim? Edhe sa duhet të presin nxënësit dhe studentët e këtij vendi për të marrë një arsim cilësor në shkollat publike, dhe jo vetëm në to? Shumë e shumë pyetje ngrihen rreth kësaj çështje shumë sensitive , ku paradokset janë të shumta. Ku ‘ekonomisti’ I diplomuar , nuk di tabelen e shumezimit , apo ‘juristi’ nuk di të formulojë apo interpretojë një ligj të caktuar, e shumë e shumë raste të tjera.

Lexo edhe:  Rrotull Demarkacionit

Kjo formë dhe mënyrë e menaxhimit të sistemit arsimor në pergjithësi , I lë hapësirë ‘lulëzimit’ të një arsimimi dhe krijimit të një ushtrie të ‘diplomuarve’ të padijshëm që do jetë një bumerang për shoqërinë tonë në dekaden e ardhshme. Duke pasur parasysh faktin ,se ne si vend kemi përqindje të lartë të gjenrates së re, krijuesit apo hartuesit e këtyre politikave në fushën e edukimit duhet të njohin mirë rrethanat dhe kushtet që është zhvilluar arsimi në pergjithesi , para dhe gjatë luftës. Nuk mund të ndertojmë dhe investojmë shkolla dhe kabinete supermoderne pa krijuar kuadrot e duhura që do te jenë të aftë të përdorin aparaturat ,apo të kenë dijen e duhur në fushat përkatëse. Ngritja dhe investimi paralel, si në aspektin fizik të objekteve shkollore dhe në ngritjen e kapaciteteve të krijimit të kuadrove në pergjithësi, në këtë drejtim është mënyra e duhur dhe çelesi për një arsim të sukseshëm .
Nuk mund të marrim apo ‘ kopjojmë ‘ planprograme në mënyrë shabllone nga vende shumë të zhvilluara për t’i aplikuar në vend, pasi kushtet , infrastrukrura fizike , dhe ajo kadrovike janë në disnivel të madh. Nuk do benim kurrfarë herezie nëse do të merrnim për bazë , reformën që ndoqi Shqipëria, e cila tregoi se ishte tepër e sukseshme , gjë që treguan edhe Rezultatet e testit ndërkombëtar PISA . Në këtë këndvështrim , specialistët e fushës së arsimit do të duhet të bënin një studim apo evaluim të saktë të gjendjes aktuale të arsimit në përgjithësi në të gjitha nivelet. Bazuar në statistikat e dala , mund të krijohen planprograme , të cilat do ti përshtateshin vetë shoqërisë në përgjithësi . Rritja e këtij bashkëpunimi serioz në fushen e arsimit me Shqipërin , mendoj se do ishte hapi i duhur dhe thelbësor për të ardhmen e arsimit koherent në Kosovë.

Dobësitë apo mungesa e platformave të qarta, se si dhe ku duhet te eci arsimi në pergjithësi , si ai public apo privat, rezulton në këtë gjendje alarmante në përgjithësi. Prandaj,nësse deri më sot arsimi nuk ishte prioritet , që nesër, duhet te vehet mbi gjithcka duke u ndergjegjsuar se arsimimi I gjeneratave te reja është dhe duhet të jetë prioritet mbi prjoritetet. Mbushja apo stermbushja e drejtorive apo shkollave me militantë partiakë , vazhdimesia e po ketij trendi , do ta çojë në vijueshmëri kalbsimin e sistemit tonë arsimor në pergjithësi. Vetë akademia e shkencave tona , e stermbushushur me ‘shkencëtarë shterpë , që nuk kanë dhënë asnjë kontribut për shkencën , vetem se iksi apo ypsyloni është antarë I një partie politike, do ketë impakt shumë të madh në shkatërimin gradual të sistemit arsimor në pergjithësi. Nuk e di se cilat janë politikat që po ndiqen , për ti rikthyer në vend ata që kanë studiuar jashtë , çfarë hapësire ju është dhënë dhe sa inkurajohen për të qenë pjesë e politikave menaxhuese jo vetem në sistemin e edukimit , por në të gjithë sistemin tonë shoqëror në përgjithësi.

Vertet nëse e duam këtë vend ,duhet të kthjellemi dhe ti kushtojmë një rëndësi shumë më të madhe fushës së edukimit të gjeneratave të reja , pasi vetëm në këtë menyrë mund të jemi pjesë e zhvillimeve dhe trendeve botërore./Shruan: Ismet Hajrullahu