Regjisori shqiptar nga Zvicra, i cili bën filma vetëm me telefon

Shqiptarët në botë çdo ditë e më shumë po bëhen protagonistë dhe po afirmohen në skenat ndërkombëtare falë punës dhe talentit të tyre.

Një i tillë është edhe rasti i regjisorit shqiptar që jeton në Zvicër, Jehon A. Mati, i cili që nga nisja e karrierës së tij në vitin 2012 ka realizuar dy filma të metrazhit të shkurtër dhe tre të tjerë të metrazhit të gjatë, të realizuar vetëm me telefon.

Filmi i tij i fundit pa buxhet dhe që ka pasur mjaft sukses është “Reaction Kilers”, i cili flet për një histori shqiptare, e që vë në pah traditat, kulturën dhe fjalën shqiptare. Filmi është pritur mirë nga publiku, duke marrë edhe mijëra klikime, përcjell albinfo.ch.

Lexo edhe:  Ka vdekur poeti Dereck Walcott, fitues i Çmimit Nobel për letërsi