Rekord i ri për thyerjen e arrave për një minutë me një dorë

60-sekondëshi nis kur ai thyen arrën e parë. Më pas ai arriti të thyejë 212 arra, që i bie më shumë se tri arra për një sekondë.

Indiani Prabhakar Reddy P ka thyer rekordin për më së shumti arra të thyera me një dorë për një minutë.

Edhe pse ai është lejuar të bartë një dorëz, një eksperiencë e tillë padyshim se shkakton dhimbje.

60-sekondëshi nis kur ai thyen arrën e parë. Më pas ai arriti të thyejë 212 arra, që i bie më shumë se tri arra për një sekondë.

35-vjeçari ka thënë për uebfaqen zyrtare të Librit të Rekordeve “Guinness” se kishte ushtruar çdo ditë për këtë rekord.

Rekordi i mëhershëm ishte 210 arra për një minutë i arritur nga Muhammad Rashid i Pakistanit.

Lexo edhe:  Jojo Babie e nxehtë, ka një kërkesë për meshkujt (Foto)