Rekord në futbollin kosovar, Hajvalia mund Vizionin e Ferizajt 38:0

Një rekord është regjistruar në futbollin e Kosovës, por në konkurrencën e femrave.

Hajvalia te femrat ka shënuar fitore të thellë 38:0 ndaj Vizionit të Ferizajt në Superligën e Kosovës në futboll.

Zylfije Bajramaj rasportohet se ka shënuar rekord golash në këtë ndeshje me 18 gola të shënuar për 90 minuta.

Hajvalia dominon te femrat në futbollin e Kosovës, derisa fitorja e fundit ishte për rekord, ku më pak se tre minuta u shënua nga një gol.

Ky rezultat nuk është rekord vetëm për futbollin e Kosovës, por sigurisht edhe më gjerë.

Lexo edhe:  Trepça ’89 fundos Trepçën, fitojnë Ferizaj, Drenica e Llapi