Rita Ora ka rilindur

Rita Ora ka hyrë në një epokë të re në vitin 2017.

Ajo arriti të hyjë në mesin e dhjetë hiteve në Britani të Madhe me “Your Song” dhe “Lonely Together” të cilën e solli në bashkëpunim me Aviciin. Tani Ora është duke bërë gati albumin e saj të dytë, pesë vjet pas debutimit me “Ora”.

26-vjeçarja kosovare me famë botërore e ka përshkruar këtë vit si “ringjallje”.

“Ndihem sikur jam rilindur”, ka thënë Ora për “AOL Entertainment”. “Është nisje e re për mua në shumë drejtime. Ndjehem se kurrë s’kam qenë kaq shumë krenare. Muzika ime ka nuancë që fton të gjithë të vijnë në ndejën time, ku të gjithë janë të ftuar”.

Ora më 20 tetor do të publikojë këngën e saj të re me titull “Anywhere”, ndërsa tashmë ka hyrë në një bashkëpunim të ri me “Absolut Vodka” për “Open Mic Project”, projekt në të cilin do të pranojë rrëfimet e fansave që do të përfshihet në një këngë të re të saj, që do të debutojë në janar. Në këtë projekt, ajo dhe “Absolut” kanë kërkuar nga fansat të shkruajnë rrëfimet se si janë lidhur me njerëzit të tjerë në kohëra të vështira. Me këtë rast, Ora ka përmendur kohën e saj si refugjate.

Lexo edhe:  Dieta me limon, ‘vrasësi’ i kileve të tepërta

“Të qenit një refugjate e re, që po kërkonte të dëgjohej dhe kërkonte besim – tani është më e rëndësishme se kurrë të flasim për këtë”, ka thënë ajo. “Pavarësisht nga jeni, besimit apo kufijve tuaj, ju jeni ata që vleni. Duhet të jemi bashkë dhe të heshtim zërat dhe të pranojmë njerëzit ashtu siç janë”.