Rita Ora mbledh fonde për viktimat e Londrës

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora do të marrë pjesë në realizimin e një këngë për të prekurit nga tragjedia e Londrës, ku do të grumbullohen fonde për familjet që pësuan në këtë tragjedi.

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora vazhdon të ndihmojë viktimat e Londrës, ku ditë më parë u djeg një ndërtesë e tërë, me së paku 30 të vdekur dhe shumë të lënduar, shkruan “Daily Mail”.

Djegia e Grenfell Tower ka prekur shumë këngëtaren shqiptare, që më parë kishte jetuar në atë lagje dhe ajo kishte ndihmuar të prekurit, menjëherë pas tragjedisë.

Por, ajo ka vazhduar me ndihma. Rita është parë, duke shkuar në studio për të regjistruar një këngë për të prekurit nga zjarri në Grenfell Tower, një ide e Simon Cowell për të mbledhur fonte për të prekurit e tragjedisë.

Në këtë projekt janë shumë yje britanikë dhe të tjerë për të ndihmuar familjet që kanë nevojë.

Lexo edhe:  Kadare feston ditëlindjen e 81-të
SHARE