Rita Ora performon në ceremoninë e parë “Global Awards”

Rita Ora do të performojë në ceremoninë e parë të “Global Awards”.

Ceremonia, e cila do të mbahet në Londër më 1 mars, do të grumbullojë top radio-stacionet botërore. Publiku dhe juria me ekspertë do të votojnë për “Global Awards”.

Kategoritë dhe lista e gjatë për votim nga publiku do të publikohen të mërkurën.

“Global” është biznesi më i madh i radiove komerciale në Evropë. Ajo është pronare e shumë brendeve të radiove, ndër më të mëdhatë në botë.

Përpos Rita Orës, në këtë ceremoni do të performojnë edhe yjet e mëdha si Sam Smith, Andrea Bocelli dhe Martin Garrix.

Lexo edhe:  Top 10 brendet më të vlefshme në botë