Ronaldo ‘tregon dhëmbët’, Liverpooli vulos kualifikimin që në Portugali

Pavarësisht kritikave, Cristiano Ronaldo është aty dhe në ndeshjet më të rëndësishme për Realin nuk zhgënjen asnjëherë. Portugezi tregoi edhe një herë se Liga e Kampionëve është trofeu i tij i preferuar, teksa sonte dhuroi një tjetër dygolësh, duke shënuar në të 7 ndeshjet e luajtura nga Reali në këtë edicion, plot 11 gola.

Në ‘Santiago Bernabeu’, në ndeshjen më të rëndësishme të fazës së 1/8-ave mes Realit të Madridit dhe PSG-së, francezët ishin ata që kaluan të parët në avantazh, me anë të mesfushorit Rabiot. Gjithsesi, Reali vendosi baraspeshën pak parë se të mbyllej pjesa e parë, teksa Ronaldo ekzekutoi saktë një 11-metërsh.

Në pjesën e dytë ishte sërish Ronaldo që kaloi në avantazh madrilenët, ndërsa Marselo shënoi golin e 3-të për skuadrën e Zidanes dhe vulosi rezultatin 3-1. Ky rezultat është shumë i favorshëm për Realin, që në ‘Parc Des Princes’ do të ketë luksin të mbrojë 2 golat avantazh, të mbrëmjes së sotme.

Në takimin tjetër të mbrëmjes, Liverpooli siguroi kualifikimin që në ndeshjen e parë, teksa mposhti Porton me rezultatin e thellë 0-5. Sadio Mane ishte heroi i mbrëmjes me një tripletë, ndërsa Salah dhe Firminho shtuan emrat në listën e golshënuesve. Takimi i kthimit në ‘Anfield’ do të jetë vetëm një formalitet për skuadrën e Klopp, pasi kualifikimi për në çerekfinale nuk është më në diskutim.

  Skitari i Kosovës përgatitet në St. Mortiz të Zvicrës