Rrëfimi për Abdullah Hotin në urën e Ibrit

Avdullah Hoti, kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit LDK-AKR, kishte shansin të shkonte në veri kësaj radhe, të bënte fushatë e të pinte ndonjë kafe me qytetarët e atjeshëm.

Por Hoti, u ndal vetëm në urë dhe foli për integrimin e veriut me hijeshinë e intelektualit të pasionuar, por nuk guxoj të shkelte përtej urës.

Këta të LDK-së janë bestyt. Besojnë në mrekulli. Ata ende kujtojnë se Ibrahim Rugova është gjallë!
Kësisoj ata besojnë se një erë a furtunë do të vijë për ta bashkuar veriun.

Biles një mik i imi, që ishte me Avdullah Hotin në Mitrovicë, më tregonte se si Hoti fliste te ura e Ibrit me pasion e gëzim, sa edhe vetë kishte filluar të besonte në mrekulli!

Por, tuta thonë është gjysmë trimërie.Hoti nuk kishte guxuar të shkojë me tutje.

Pasi i kishte ikur ekzaltimi dhe kishte ardhur në vete, Hoti së bashku me elitën intelektuale ishin kthyer mbrapsht, të mbushur djersë.

Ai miku im, më thoshte, se Hoti kishte qëlluar me dy këmbë dhe se po t’i kishte katër këmbë, do t’u jepte të katërtave për t’u kthyer në Prishtinë.

Lexo edhe:  ​Problemet duan zgjidhje

Mos bani hajgare me popull!/ Lajm.

SHARE