Rreziku me “Wi-Fi”-n e lokaleve, ja si të mbroheni nga hakerat

Në mjediset tona shoqërore apo familjare është kur ulemi në një bar, restorant apo edhe kur shkojmë në shtëpinë e një miku gjithmonë e pyesim për ‘’Wi-Fi’’-n.

Wi-Fi është një shpikje mahnitëse që kur ofrohet falas është edhe më mirë.

Megjithatë lundrimi në internet të “pambrojtur” mund të shoqërohet me jo pak rreziqe.

Ja disa këshilla që duhet t’i keni parasysh kur lidheni me Wi-Fi publike:

1. Mos jepni të dhënat tuaja bankare

2. Kushtojini vëmendje emrit të rrjetit dhe sigurohuni që është i njëjtë me kompaninë që e shpërndan. Nëse po përdorni një lidhje publike, kontrolloni gjithmonë emrin e Wi-Fi-s për t’u siguruar që është pikërisht ai që duhet të jetë.

3. Mos lundroni në internet pa pasur të instaluar në kompjuter një antivirus.

4. Mos e ruani Wi-Fi në pajisjen tuaj (bëjini gjithmonë Forget network)

5. Kontrolloni URL-në e internetit. Rrjetet e rreme mund t’ju çojnë në faqe interneti me viruse që mund të dëmtojnë laptopin ose celularin tuaj.

Lexo edhe:  Manipulimi emocional

6. Përdorni një lidhje të sigurt