Rrëzohet muri i një ndërtese pjesë e trashëgimisë kulturore në Prizren

Dje rreth orës 16:05 minuta, policia në Prizren, e ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën “Hysen Rexhepi” është rrënuar muri i objektit të “Kryqit Të Kuq” i cili është nën mbrojtje si monument i trashëgimisë kulturore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetues policorë dhe krim teknikët të cilët kanë kryer procedurat hetimore në prezencë të zyrtarëve komunal kompetent. Deri të rrëzimi i murit dyshohet të ketë ardhur pasi që një i dyshuar, gjatë punës me ekskavator, duke hapur një bodrum, nuk ka ndërmarrë masat e duhura për mbrojtjen e murit. Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari ndalët nën masën e arrestit policor.

Lexo edhe:  Program i pasur festiv për 28 Nëntorin në Gjenevë