Rritje e prodhimtarisë industriale në nëntor prej 4,1 për qind

Prodhimtaria industriale nga janari e deri në nëntor të këtij viti shënon rritje prej 0,5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Sipas të dhënave të publikuara prodhimtaria industriale në nëntor të këtij viti në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar shënon rritje prej 4,1 për qind.

Sipas sektorëve, prodhimtaria industriale në sektorin Minierë dhe nxjerrje të gurëve në nëntor të vitit 2017, në krahasim me nëntorin e vitit 2016, është në të njëjtin nivel, në sektorin Industri përpunuese shënon rritje prej 5,7 për qind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim rënie prej 4,9 për qind.

Sipas të dhënave të publikuara rritja në sektorin Industri përpunuese është rezultat, para së gjithash, i prodhimtarisë së rritur të prodhimeve ushqimore, të prodhimeve bazike farmaceutike dhe preparate farmaceutike, të prodhimeve nga goma dhe prodhimeve nga masa plastike, të prodhimeve të tjera minerale jometale, të prodhimeve të fabrikuara metalike, përveç makinave dhe pajisjes, të pajisjes elektrike, të makinave dhe mjeteve, të papërmendura në ndonjë vend tjetër dhe prodhimtarinë e automjeteve motorike, rimorkio dhe gjysmë-rimorkio.

Lexo edhe:  Mosfiskalizimi i naftëtarëve, ATK fajëson kompanitë e arkave fiskale

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimtaria në nëntor të vitit 2017, në krahasim me nëntorin e vitit 2016, shënon rritje tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 2,5 për qind, Prodhimet kapitale për 25,4 për qind dhe Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për dy për qind dhe Prodhime të paqëndrueshme për konsum të gjerë për 7,9 për qind.