RTK dhe PTK nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) dhe Telekomi i Kosovës kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim të mëtutjeshëm në shfrytëzimin e ndërsjellët të kapaciteteve teknologjike.

Kjo marrëveshje do të ndikojë edhe në lehtësimin e procesit të digjitalizimit ku do të kursej buxhetin deri në 15 milionë euro për RTK, pasi që Transmetuesi Publik mund të shfrytëzojë infrastrukturën e Telekomit për të përfunduar procesin e digjitalizimit të rrjetit transmetues, proces ky mjaft i vonuar në Republikën e Kosovës. Palët janë të gatshme që të ndihmojnë njëra tjetrën me infrastrukturë dhe personel profesional me kusht që aktivitetet e tilla të jenë të optimalizuara në përputhje me të gjitha rregullat, kriteret dhe standardet e fushëveprimtarisë respektive. Marrëveshja përmban bashkëpunim edhe në çështje tjera me interes nacional.

Lexo edhe:  KEK finalizon mbi 74 kontrata, kompenson 14 pronarë