Sampaoli ‘ndez’ shpresat e Higuainit për të marrë pjesë në botëror

Gonzalo Higuain është rikthyer në formë dhe të shënojë gola me Juventusin, por sërish i mungon thirrja në kombëtaren argjentinase. Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli e ka lënë jashtë sulmuesin e bardhezinjve, me arsyetimin se nuk i duhet një sulmues me ato karakteristika, për skemat e tij.

Në vend të Higuainit është preferuar kapiteni i Interit, Mauro Icardi, që gjithsesi nuk ka luajtur gjithmonë titullar. Pasditen e sotme, në një konferencë për shtyp para miqësores me Rusinë, trajneri i Argjentinës i ka dhënë shpresë Higuainit për t’u grumbulluar në botëror, shkruan Supersport.

“Ne i dimë mirë vlerat e Higuainit dhe e kemi tërë kohës në konsideratë. Nuk është grumbulluar për arsye që i kam thënë edhe herë të tjera, por kjo nuk do të thotë që dyert e kombëtares janë të mbyllura për të. Po studiojmë futbollistë të shumtë dhe Higuain mund të jetë njëri prej tyre, që do të përfaqësojë Argjentinën në ‘Rusi 2018’”, tha Sampaoli.

Lexo edhe:  Transferimet e futbollistëve shqiptarë në ditën e fundit