Seanca për programin e Qeverisë, vazhdon nesër

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti e ka përmbyllur seancën e sotme pas përfundimit të fjalës së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ky i fundit tha se do të dalë nga salla, kurse Haliti e ka shfrytëzuar këtë rast për të vendosur që seanca të vazhdojë nesër në orën 11:00.

Deputetët do të vazhdojnë nesër seancën për të shqyrtuar programin qeverisës 2017-2021.

Lexo edhe:  Maloku: Nga sot Mali i Zi do të flasë ndryshe për kufirin me Kosovën