SHBA: Nuk dëshirohet luftë me K. Veriore, por ky regjim do të shkatërrohej

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha se Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë luftë me Korenë Veriore, por ka tërhequr vërejtjen se “regjimi i Koresë Veriore do të shkatërrohej tërësisht” nëse “aktet e vazhdueshme të agresionit të saj” çojnë në luftë.

Duke folur mbrëmë vonë para seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadorja Haley tha se testi i fundit i Koresë Veriore i raketës së fuqishme ndërkontinentale balistike, për të cilën është pretenduar se mund të arrijë në tokën e Shteteve të Bashkuara, e ka shtuar emergjencën që të gjitha vendet t’i shkëpusin lidhjet me Phenianin.

Ajo i ka bërë thirrje Kinës, që është partneri më i madh tregtar i Koresë Veriore, që t’i ndërprejë të gjitha furnizimet me naftë për Korenë Veriore.

“Diktatori i Koresë Veriore ka marrë vendim dje që na sjell më afër luftës, e jo më larg nga ajo”, tha Nikki Haley.

Lexo edhe:  Trump: Aeroplanbartësi i ri është “mesazh për botën”