Shembet ura që lidh Darëzezën me Fierin, izolohen 2000 banorë

Ura që lidh fshatin Darëzezë me Fieri është shembur nga prurjet e mëdha të lumit.

Si rrjedhojë, dymijë persona janë izoluar tashmë.

Forcat e zjarrfikëses kanë ndërhyrë sot për t’u ardhur në ndihmë një çifti të moshuarit në Darëzëzë.

Ndonëse si fillim familja nuk pranoi të evakuohej, kanë qenë vetë burrë e grua që kanë njoftuar policinë, duke kërkuar kështu ndihmë pasi banesa e tyre ishte nën ujë.

Ka qenë një zjarrfikëse që i ka ardhur në ndihmë çiftit, i cili tashmë iu ‘dorëzua’ thirrjeve të autoriteteve për evakuim.

Lexo edhe:  Xhaferi: Flamuri kombëtar do të jetë në zyrën time në Kuvend