Shoqata e Psikologëve të Kosovës “Intelekti” dhe Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Alfred Adler të Tiranës

Shoqata e Psikologëve të Kosovës “Intelekti” dhe Shoqata e Psikologëve të Shqi-përisë, nën udhëheqjen e kryetarit të këtyre Shoqatave, Mp. Psikolog Klinik dhe Mr.Sc Psikolog Klinik, Ilir Havolli, gjatë ditës së djeshme kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi më Instituti Alfred Adler të Tiranës. “Instituti Alfred Adler është ndër Institutet më të njohura në Shqipëri dhe është ngritur për përhapjen e teorisë dhe praktikës terapeutike Adleriane në Shqipëri. Ne presim të kemi bashkëpunim të mirëfilltë dhe të ndërsjelltë, duke avancuar kështu fushën e interesimit tonë, psiko-logjisë”, ka thënë ilir Havolli.

Ai ka shtuar më tutje se qëllimi i ShoPsiKo-s, për bashkëpunim sa më të madh, gjithnjë në dobi të psikologjisë, studentëve dhe të interesuarve rreth kësaj fushe, tashmë po merr formën e saj.

“Ne besojmë fort se kjo formë e bashkëpunimit do të krijojë hallka të forta dhe do të avancojë tutje rolin e psikologut dhe psikologjisë në vend dhe më gjerë”, ka thënë më tej Havolli.

Udhëheqësja dhe presidentja e Institutit Alfred Adler, Irena Hysenaj, Psikotera-piste-Psik-analitike-Psikodinamike, ka thënë se ky bashkëpunim do të mundësojë shkëmbim ekspriencash ndërmjet këtyre dy institucioneve.

Lexo edhe:  Fuqia e xhinxherit, 1000 herë më efektiv se kimio-terapia në luftën kundër kancerit

Irena Hysenaj, ka diplomuar në Psikologji Klinike dhe specializuar në Psikoterapi Psikodinamike pranë Shkollës Adleriane të Psikoterapisë të Institutit Alfred Adler te Milano (Itali), në psikodiagnozë për moshën e rritur. Është anëtare e urdhërit të Psikologëve dhe terapistëve Italianë me ekperiencë në kurën e çrregullimeve mendore, të personalitetit etj.

Instituti Alfred Adler i Tiranës është themelohuar në Tiranë në vitin 2011, si bashkim i profesionistëve psikologë, pjesë e AFPA (Associazione Forum Psi-cologia Adleriana) si dhe anëtare organizative e ShShP (Shoqatës Shqiptare të Psikoterapisë).
Në këto vite ky institut në bashkëpunim me Insitute dhe shoqata simotra adleriane në Itali, por jo vetëm, ka mundur të aplikojë misionin e tij përmes seminareve të hapura, trajnimeve, supervizime klinike individuale dhe në grup për psikologë e punonjës të shëndetit mendor si individualisht ashtu edhe në grup.