Shpërblime të majme për yjet e Zvicrës

Në rastin më të mirë, një futbollist i Zvicrës merr rreth 200 mijë franga.

Zvicra është kualifikuar në Kampionatin Botëror, derisa lojtarët, por edhe federata zvicerane kanë fituar shumë para, shkruan ‘Blick’.

Federata Zvicerane është shpërblyer nga FIFA me tetë milionë franga për kualifikimin në Kupës e Botës, por, ky shpërblim mund të rritet më pas, varësisht nga sukseset në Rusi, përcjell albinfo.ch.

Por, një pjesë e parave kalon te yjet e Zvicrës. Në rastin më të mirë, një futbollist i Zvicrës merr rreth 200 mijë franga. Për një fitore, një futbollist titullar merr 10 mijë franga, dhe duke llogaritur këtu dhjetë fitoret, atëherë një lojtar merr 100 mijë franga. Për kualifikimin tutje lojtarët marrin po ashtu 100 mijë franga.

Por, bonuset nuk janë të barabarta, pasi varen se cilët lojtarë kanë luajtur më shumë. Haris Seferoviq ka luajtur në 12 ndeshje, duke u pasuar nga portieri Yann Sommer, kapiteni Stephan Lichtsteiner, mbrojtësi qendror Fabian Schär, mesfushori Granit Xhaka dhe anësori Admir Mehmedi me njëmbëdhjetë paraqitje.

Lexo edhe:  Sadiku debuton me tri asistime