“Shqipëria duhet të hapë dosjet”… kërkesa vjen nga Gjermania

Roland Jahn, i lindur në Jena, në vitin 1953, ka qenë një nga disidentët më të shquar të periudhës së diktaturës në Gjermaninë Lindore. Sot ai është shefi i entit që ruan dosjet e ish-sigurimit të RDGJ-së.

Në një intervistë për “DW, seksioni shqip, z.Jahn flet ndër të tjera për domosdoshmërinë e hapjes së dosjeve në Shqipëri.

Intervista e tij vjen në një kohë kur në Gjermani disa përfaqësues nga institucionet që merren me zbardhjen e së kaluarës në Shqipëri aktualisht ndodhen në Gjermani.

“Ne duam t’i japim Shqipërisë nga përvoja jonë e përballjes me diktaturën komuniste. Kohët e fundit shqiptarët kanë nisur të përballen më mirë me të shkuarën. Por një gjë është e rëndësishme: Hapja e Dosjeve. Hapja e dosjeve të sigurimit, që të mos na mbysë më helmi i tyre…”, – shprehet ai. Por a e ka Shqipëria më të vështirë se Gjermania, përballjen me të shkuarën?

“Secili vend ka kushtet e veta konkrete, por është e rëndësishme që të mësojmë nga përvojat. Ne, gjermanët, mund të themi se dosjet duhen hapur, duhet zbardhur e shkuara, në mënyrë që të vihet në vend e drejta dhe të rehabilitohen viktimat. Dhe mendoj se edhe në Shqipëri ekziston një shans për ta zbardhur të shkuarën, sado e largët qoftë…”, përgjigjet z.Jahn.

Lexo edhe:  Sqarim rreth ecurisë së LEASH