Shqipëria mundet edhe më mirë

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka thënë se është i lumtur me fitoren ndaj Turqisë 3:2, por munden edhe më mirë.

“Nuk është vetëm fitorja, ajo që vlen, por mënyra se si luajtëm dhe futbolli fantastik që shfaqëm, të paktën në pjesën e parë. Gjithsesi, jam i bindur që kemi akoma edhe shumë punë për të bërë, por jam i kënaqur që skuadra po i përqafon mirë idetë e mia”, deklaroi Panucci pas ndeshjes.

Ai shtoi se disa gabime mund të evidentohen. “Kemi pësuar dy gola të evitueshëm, por po punojmë që të eliminojmë këto defekte. Gjithsesi, edhe Turqia ka futbollistë shumë të mirë, ndaj është normale të pësosh dy gola ndaj tyre”, deklaroi Panucci.

Ai është shprehur i kënaqur edhe me angazhimin e lojtarëve të rinj që janë ftuar për herë të parë. “Jam i kënaqur sepse janë thirrur për herë të parë, por që do të vijojnë të jenë pjesë e Kombëtares, edhe në takimet e ardhshme. Paraqitja e tyre, jo vetëm sot në ndeshje, por edhe në grumbullim, ka qenë shumë profesionale”, theksoi Panucci.

Lexo edhe:  Italia në Shqipëri vetëm për fitore