Shtohet lista e klubeve, që duan shërbimet e Fekir

Nabil Fekir vazhdon të shkëlqejë në fushë dhe ekipet që duan shërbimet e tij, vazhdojnë të shtohen. Në 15 ndeshje këtë sezon, fantazisti francez ka shënuar 12 herë dhe ka dhuruar 3 asiste dhe për shërbimet e tij po garojnë klubet më të rëndësishme të Europës.

Krahas Barcelonës, Juves dhe Bayernit të Mynihut, së fundmi është Reali i Madridit, që ka shënjestruar 24-vjeçarin, i cili shihet nga Zidane si një përforcim ideal për sulmin. Fekir mund të mbulojë të gjitha pozicionet e sulmit dhe do të ishte zëvendësuesi ideal i Gareth Bale, tashmë drejt largimit.

Lexo edhe:  Shqipëria me 9 lojtarë mposhtet nga Izraeli