Shtyhet ndërtimi i “Kosovës së Re”

Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” nuk do të nis së ndërtuarit në vitin 2018, ashtu siç kishe premtuar ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci. Tash gurthemeli i saj po thuhet se do vendoset në vitin 2019.

Se ky Termocentral do të nis së ndërtuar pas dy viteve e ka thënë ministri aktual i MZHE’së, Vladin Lluka.

“Ndërtimi i Kosovës së Re planifikohet të filloj të ndodhë gjatë vitit 2019”, ka thënë Lluka në tryezën “Cilësia e ajrit në Kosovë, sfidat dhe veprimet”.

Lluka tutje ka bërë me dije se Termocentrali Kosova A dhe Kosova B janë ndotësit më të mëdhenj në Kosovë

Lexo edhe:  BQK-ja: Për banim janë marrë 159 milionë euro kredi