Si mund të kurseni para në një muaj

Sado para që të keni, gjithmonë është mirë të kurseni.

Ne sot do t’ju ndihmojmë me disa këshilla se si t’i organizoni shpenzimet në mënyrë që të kurseni sa më shumë.

1. Shënoni të gjitha shpenzimet ditore: ushqimet, kafet, cigaret etj.

2. Në fund të javës së parë, përcaktoni produktet që janë të përdorshme zakonisht, ato që teprojnë dhe ato që nuk ju nevojiten.

3. Mos e teproni me libra, bileta udhëtimi apo takime të shpeshta me miqtë thjesht për të shtyrë kohën.

4. Zgjidhni një ditë të javës në të cilën nuk do të shpenzoni asgjë, as kafe, as shopping etj.

5. Tërhiqni nga bankomati aq të holla sa ju nevojiten.

6. Mbani një kuti kursimi dhe vendosini vetes si kusht që çdo ditë të depozitoni një sasi të caktuar.

Lexo edhe:  Nëse i përgjigjeni saktë këtyre 3 pyetjeve, jeni gjeni!