Situatë kritike nga përmbytjet në mbarë Shqipërinë

Sot Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu që përmbytën një pjesë të mirë të mbarë territorit të vendit.

Policia e Tiranës thekson se në ditët në vijim pritet të ketë përmbytje në disa zona në qarkun e Tiranës.

Vetëm autostrada Tiranë-Durrës, vijon prej të paktën 5 orësh të jetë e përmbytur dhe trafiku i paralizuar.

Situata në zona të ndryshme

Si pasojë e intensitetit të lartë reshjeve të shiut, aksi rrugor Kardhiq-Gjirokastër kalohet me vështirësi pasi ka dalë uji në rruge tek pika e Viroit.

Aksi Fushe Kruje-Laç kalohet me vështirësi pasi përballë lokal “Arbëria” në Fushë-Krujë ka dale lumi në rrugë.

Rruga e Ndroqit për në Durrës tani është drejt bllokimit për shkak te ujit qe po bllokon rrugën ne disa pika.

Lexo edhe:  Adoleshenti shqiptar, shembull për nota të shkëlqyeshme në Angli