Skitari i Kosovës garon në Kupën e Botës në Zvicër

Skitari i Kosovës, Albin Tahiri është duke u përgatitur për Kupën e Botës, që do të mbahet në tri ditët e ardhshme në Wengen të Zvicrës.

Fituesi i pesë normave olimpike në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang2018”, synon të ketë paraqitje sa më të mirë në Wengen.

“Në Kupën e Botës marrin pjesë sportistët më të mirë dhe konkurrenca është shumë e madhe. Këto ditë bashkë me trajnerin Agim Pupovci, kemi pasur përgatitje në Wengen dhe gara është mjaftë e vështirë. Shpresoj të kem paraqitje sa më të mirë”, është shprehur Tahiri për Komitetin Olimpik të Kosovës.

Sot (e premte) do të mbahet dita e parë e garave, ku në program është disiplina në kombinim alpik: Lëshim i shpejtë (downhill) + sllallom.

Albin Tahiri edhe më parë kishte garuar në Zvicër, madje duke debutuar me Kosovën në një kampionat botëror. Kjo ndodhi vitin e kaluar në St. Moritz.

Lexo edhe:  Shqiptari nga Zvicra po shkëlqen për Juventusin