Sokol Bashota: Do të jam kryetar i të gjithë qytetarëve të Klinës

Kandidati për kryetar të Komunës së Klinës Sokol Bashota, ka mbajtur tubime elektorale me anëtare e simpatizantë të fshatrave Poterq, Dugajevë, Drenoc, Grabanicë, Bokshiq, Dellovë, Qeskovë, Kpuz, Gremnik dhe Qupevë e Ulët për rundin e balotazhit, ku është zotuar se do të jetë kryetar i gjithë qytetarëve të Komunës së Klinës pa dallim partie dhe do të realizoi gjitha nevojat që janë në interes dhe shërbim të tyre.

“Fitorja e PDK-së më 19 nëntor do të jetë e fuqishme duke u bazuar në mbështetjen e madhe që po marrim nga qytetarët pa dallim partie të cilët kanë vendosur të mbështesin programin e PDK-së për vazhdimin e zhvillimit të Klinës”, ka thënë me këtë rast, Bashota.

Në tre tubimet elektorale ka pasur një numër të madh të qytetarëve të cilët treguan entuziazëm dhe mbështetje të madhe për PDK-në. Bashota, u ka sqaruar qytetarëve se tashme janë krijuar dy blloqe, ai opozitar ( AAK, LDK, VV dhe NISMA) i cili ka bëre pazare për ndarje të posteve dhe blloku tjetër PDK, AKR, PSHDK dhe IPK që ka bëre marrëveshje por nuk ka ndare poste por vetëm ka bëre integrimin e programeve ekonomike.

“ Blloku ynë ka bërë marrëveshje parimore duke bëre integrimin e programit ekonomik, kurse blloku opozitar ka bëre pazare politike me dikasterët komunale. Blloku opozitar janë bllok humbës që nga viti 2007 dhe të njëjtën do përjetojnë edhe me 19 nëntor. Qytetarët e Klinës, nuk kanë nevoje për një kryetar “kukull” që dirigjohet nga dikush tjetër. Klina ka nevoje për një zot shtëpie të vetin e jo të qeveris dikush tjetër.

Lexo edhe:  Veseli: Ngjarjet e pakëndshme të periudhës së fundit të jetës politike të Kosovës e kanë bërë të nevojshme që të ritheksojmë dhe kultivojmë tolerancën në vendin tonë

Blloku opozitar është duke u munduar në forma më të turpshme të përfitoi vota duke shpërndare certifikata të veteraneve të UÇK-së vetëm për të përfituar vota. Qytetarët e Klinës nuk lejojnë qeverisjen e haraqit dhe fajdës. Ata janë përcaktuar për PDK-në”, ka thënë Bashota sipas të cilit blloku opozitar është bllok humbës në këto zgjedhje ngase janë bëre bashke vetëm për interesa të tre apo katër individëve e jo për interesa të qytetarëve.

Bashota premtoi realizimin e të gjitha nevojave që kanë këto lokalitete në mandatin a ardhshëm qeverisës dhe u shpreh i bindur në fitore me 19 nëntor. “ Fitorja e PDK-së nuk kontestohet, mos u joshni nga të tjerët, adresa me e mirë për ju është PDK-ja. Do të realizojmë gjitha nevojat e banorëve të Komunës së Klinës që janë në interes dhe shërbim të qytetarëve. Fitorja ime me e madhe është puna për ju. PDK-ja do të fitoi këto zgjedhje, prandaj dua që edhe ju të jeni pjese e fitores së madhe. Fitorja e PDK-së është vazhdimësi e zhvillimit të Klinës që ka nisur në 2007.

Kemi edhe shumë punë për të bëre bashke. Garancë e fitores është puna e madhe që kemi bëre dhe do të bëjmë në të ardhmen”, ka thënë Bashota i cili u ka bëre thirrje qytetareve që të dalin masovikisht në zgjedhje dhe të votojnë nr 94. Avni Gashi, kryetar i degës së AKR-së që ka bërë koalicion me PDK-në, ka treguar se kanë harmonizuar programet me PDK-në dhe jo ndarje të posteve. Ai ftoi elektoratin që ta mbështesin fuqishëm kandidatin e PDK-së për kryetar komune Sokol Bashota./Lajm