Sot, ora 18:30, Turqi – Shqipëri, “kuqezinjtë” superiorë në përplasjet miqësore

Shqipëria vendosi të luante kundër Turqisë për testin e parë miqësor të epokës “Panucci”, e ndoshta kjo përzgjedhje ka qenë e mirëmenduar nga FSHF, pasi përvecse kundërshtari është i nivelit të lartë, u ka sjellë fat kuqezinjve në përplasjet e mëparshme. Statistikat tregojnë se Turqia nuk e ka patur të lehtë në përplasjet me Shqipërinë, pasi kryeson me katër fitore përkundrejt 3 të “kuqezinjve”, ndërsa 2 përballje kanë përfunduar në barazim.

Gjithsesi, duhet përmendur fakti se turqit janë superiorë në ndeshjet kualifikuese të Botërorit dhe Europianit, me katër fitore e vetëm një humbje, ndërsa një takim ka përfunduar në barazim. Ne ndeshjet miqësore peshorja anon nga Shqipëria, që ka fituar 2 në tokën turke dhe barazuar një në vendin tonë, shkruan Supersport.

Golaverazhi i përgjithshëm është 8/11 në favor të “kuqezinjve”. Miqësorja e radhës, që do të nisë në orën 18:30, në stadiumin e Antalias, do të gjykohet nga arbitri bullgar, Georgi Kabakov. Ndeshja do të transmetohet drejpërdrejt në kanalin Supersport 2.

13 Dhjetor 1970 Turqi – Shqipëri 2-1 (Euro)

Lexo edhe:  Gashi përballë yjeve botërorë

14 Nëntor 1971 Shqipëri – Turqi 3-0 (Euro)

27 Tetor 1982 Turqi – Shqipëri 1-0 (Euro)

11 Maj 1983 Shqipëri – Turqi 1-1 (Euro)

27 Mars 1985 Shqipëri – Turqi 0-0 (Miqësore)

21 Janar 1998 Turqi – Shqipëri 1-4 (Miqësore)

25 Prill 2001 Turqi – Shqipëri 0-2 (Miqësore)

26 Mars 2005 Turqi – Shqipëri 2-0 (Botëror)

12 Tetor 2005 Shqipëri – Turqi 0-1 (Botëror)