Storie e suksesit të mergimtarëve në Gjermani edhe firma “Shehu GmbH” me pronar Mentor Shehun

Pothujese nga rajoni i Kosovës më së shumti dallohen djemt puntorë nga Ferizaji në fushën e ndërtimit me firmat e njohura në Gjermani. Po e ceku edhe firmën e mirënjohur firma “Shehu GmbH” në Burheim afër Bonn-it.

Mentor Shehu nga fshati Greme të Ferizajit i vendosur në përkushtimin dhe punën në fasad në vitin 2004 filloi punën me dy puntorë në ndërtimtari, me punën dhe kualitetin e tij sot arrin t’i ketë afër 50 puntorë edhe nga Gjermania poashtu edhe nga Kosova. Një firmë mjaft e suksesshme në fasad të jashtëm dhe të mbrendshëm. Pothujse djemt e Ferizajit në Gjermani na bëjnë krenar me punën dhe firmat e tyre në shtetin Gjerman mjaft të njohura në tregun Gjerman.

Pronari i firmës “Shehu GmbH” përveq firmës me fasad posedon edhe firmën “N&Z inmobile” ku bën blerjen dhe shitjen e shtëpiave. Një djal mjaft i përkushtuar në veprimtarin e tyre që në shumë firma Gjermane është e njohur si “Shehu GmbH” kur gjermanët krenohen me punën e djemve tanë nga Kosova ne si mërgimtarë duhet të ndihemi edhe më shumë krenarë për punën e tyre që dita ditës firmat t’sukseshme me pronar shqiptarë po bëhen edhe më të njohura për tregun Gjerman, ku konkurenca është mjaft e madhe por djemt tanë po dalin fitimtarë në punën e tyre. Për në fund po i ceku shumë e firmat Shqiptare nga Ferizaji të njohura në tregun Gjerman siç janë: Nuha GmbH, ARW GmbH, Shhehu GmbH, SBK GmbH, RB Bau, BB Maure Putz, Aliu Bau, FB bau të gjithë këto firma pronarët janë nga vendi i punës në Ferizaj. Mërgimtarët duhet të jenë krenar për mundësitë që i’u afrojnë firmat tregut Gjerman por edhe puntorëve Shqiptarë që jetojnë në Gjermani. Suksese Ferizaj, suksese Kosovë, suksese Gjermani, populli ynë mburret me punën e juaj të jemi gjithmonë të bashkuar mes vete si shoqëri, të ecim së bashku drejt sukseseve të mëtutjeshme./Shkruan: Sami Fejza

Lexo edhe:  Rama falënderon Rafunën për marrjen e rolit të këshilltarit në kabinetin e tij