Strakosha përballë Buffon për t’i “rrëmbyer” trashëgiminë

I kanë mjaftuar vetëm pak muaj për të fituar jo vetëm besimin e trajnerit Simone Inzaghi por edhe vëmendjen e kritikëve të futbollit italian. Në prag të ndeshjes Juventus-Lazio, Thoma Strakosha vlerësohet si ana tjetër e peshores ku qëndron edhe klegu i tij, Gianluiggi Buffon. Të dy titullarë në skuadrat respektive pasi Strakohs aka arritur të mposhtë më në fund ish numrin 1 Federico Marchetti, ndërsa këtë sezon, paraqitjet e Buffon kanë ngritur pikëpyetjet e para rreth formës së kapitenit të Italisë. Në “Juventus Stadium” do të jetë edhe përballja personale e tyre sepse duelin e parë sezonal arriti ta fitonte ikërisht talenti shqiptar në Superkupën e Italisë ku shpëtoi Lazion me disa pritje spektakolare. Sipas mediave të vendit fqinjë, Straohs ajo vetëm që i plotësuar pritshmëritë por i ka tejkaluar ato sepse në 10 ndeshje si titullar ka pësuar 13 gola por numri mund të ishte më i madh duke parë rastet e rrezikshme të kundërshtarëve që ka arritur të evitojë. Përveç pritjeve të pabesueshme në Superkupë, Strakosha është bërë protagonist edhe në ndeshjet kundër Veronas e Genoas. Një portier që po tregon një pjekuri dhe siguri të pazakontë për moshën e tij dhe përballë idhullit Buffon prezantohet në momentin më të mirë të karrierës. Në Torino, të shtunën në orën 18:00, Strakosha do të zbresë në fushë që nga minuta e parë për të sfiduar sërish italianin e portës bardhezi, në një duel që pritet të konfirojë sërish se Strakosha është në rrugën e duhur për të ndjekur gjurmët e legjendës italiane të cilin do të ketë mundësi ta ndjekë nga afër për 90 minuta të zjarrta.

Lexo edhe:  “Kastrioti” fitues i turneut memorial në volejboll