Studimi: Meshkujt përjetojnë simptoma shumë më të këqija se femrat kur janë me grip

Të gjithëve na ka rastisur të paktën një herë të shikojmë se si meshkujt e lëshojnë veten kur janë me grip. Mbahen si të fortë për një mori gjërash, por kur vjen puna te virozat e lehta, gjithçka që shohim e dëgjojmë janë ankesat e shumta e se gjendja e tyre është shumë e rëndë.

Ndërsa “gripi i meshkujve” është kthyer në një formë shakaje, shkencëtarët në fakt tregojnë se ka diçka të vërtetë lidhur me këtë çështje.

Studiuesit në Kanada në një studim të kryer kanë zbuluar se meshkujt përjetojnë simptoma shumë më të këqija se gratë kur janë me grip.

Ata kanë sisteme imune më të dobëta se gratë dhe kur vjen puna te gripi ata zënë menjëherë shtratin.

Kyle Sue, një profesor në Universitetin Memorial të NewFoundland, shqyrtoi të dhënat mbi kushtet dhe njerëzit dhe zbuloi se ka risk më të lartë që gripi te meshkujt, të avancojë edhe më tej prandaj duhet patur kujdes.

Lexo edhe:  A duhet të hamë 3 herë në ditë? Jo!

“Njerëzit nuk mund ta ekzagjerojnë me simptomat por ata kanë përgjigje imune më të dobëta ndaj viruseve të frymëmarrjes virale, duke çuar në sëmundje dhe vdekshmëri më të madhe se sa te gratë”, shprehet Dr Sue.