Të premten inaugurohen edhe 14.5 km të autostradës “Arbën Xhaferi”

Ministria e Infrastrukturës bën të ditur se të premten do të inaugurohen edhe 14.5 kilometra të autostradës “Arbën Xhaferi”, që lidh Prishtinën me Shkupin.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës, hapja e segmentit të kësaj autostrade, Babush-Bibaj të Ferizajt, do të bëhet të premten, më 22 dhjetor, në ora 11:00.

Gjithashtu, bëhet e ditur se në kët event do të marrin pjesë zyrtarët më të lartë të vendit, ndërsa prerjen e shiritit do ta bëjë sportistja më e njohur në botë nga Kosova, Majlinda Kelmendi.

Lexo edhe:  Bashkimi i Doganës dhe ATK-së shtyhet për vitin tjetër