Të shtëna me armë në Lezhë: Plagoset një person, ja emri

Një person ka mbetur i plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri në Lezhë.

Burime policore për ABC News thonë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Gurra”, ndërsa i plagosuri është identifikuar si Vilson Zefi dhe është dërguar në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje. Nuk ka asnjë informacion sa i përket autorit.

Njoftimi paraprak i Policisë së Lezhës:

Më datë 03.01.2018, rreth orës 12:00, është marrë njoftim nga urgjenca e spitalit se është sjellë një shtetas i plagosur me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se në Lezhë në afërsi të Lagjes “Gurra”, shtetasi A.P., dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri tip pistoletë shtetasi V.Z. 32 vjeç, banues në Lezhë.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Lexo edhe:  “The Sun”: Emigrantët shqiptarë futen me avionë të vegjël në Britani