“Termokos”-i njofton kur do të fillojë ngrohja në Prishtinë

“Termokos”-i i ka bërë përgatitjet e fundit për të filluar me sezonin e ngrohjes në qytetin e Prishtinës gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

“Termokos”-i do fillojë furnizimin me ngrohje për konsumatorët e saj këtë të shtunë, më 14 tetor.

Zëdhënësja e Termokos-it, Afërdita Uka-Fejzullahu ka sqaruar për “Indeksonline” se cila procedurë ndiqet për të filluar furnizimin me ngrohje. “Termokos Sh. A, është i obliguar të furnizojë me ngrohje konsumatorët e vet. Nëse temperatura e jashtme e matur në orën 21:00 në zonën e mbuluar prej ndërmarrjes për tri ditë rresht regjistrohet më e ulët se 12 gradë celsius, atëherë konsiderohet se janë plotësuar parakushtet klimatike për të filluar furnizimin me ngrohje sipas afatit të përcaktuar ligjor, do të thotë më 15 tetor”, ka thënë ajo.

Lexo edhe:  “Grantet po e stimulojnë sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë”