Tifozët e Realit duan Icardin, Perez bën gati çekun

Sipas një sondazhi të organizuar nga e përditshmja spanjolle ‘Marca’, tifozët e Realit të Madridit kanë votuar thuajse në mënyrë plebishitare për afrimin e Mauro Icardit në kryeqytetin spanjoll, mes 4 emrave të propozuar.

Sulmi i Zidanes po vuan të shënojë këtë vit dhe këtë e ka kuptuar mjaft mirë edhe Perez, që është i gatshëm të bëjë një sakrificë për sulmuesin zikaltër, ndoshta që në muajin janar. Icardi nuk ka luajtur në Champions dhe ky është një favor për madrilenët që mund ta përdorin edhe në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, ndërsa argjentinasi paraqitet edhe si një futbollist mjaft i përshtatshëm për marketing, kjo edhe për faktin se është i martuar me një modele të famshme si Wanda Nara, shkruan Supersport.

E përditshmja spanjolle raporton se mes palëve janë bërë tashmë kontaktet e para dhe se Perez është gati të paguajë klauzolën prej 110 milionë eurosh, që në muajin janar. Gjithsesi, në shtëpinë zikaltër duken të qetë dhe po negociojnë rinovimin me kapitenin, për të rritur edhe klauzolën për verën e ardhshme.

Lexo edhe:  Policia shton masat e sigurisë në prag të ndeshjes Trepça 89 – Vikingu