Totaj: Do t’i rrisim investimet, të kaluarën historike të Prizrenit do t’ia tregojmë botës

Shaqir Totaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, dje ka qëndruar në lagjen Kurillë të këtij qyteti, ku ka folur rreth rritjes së investimeve gjatë mandatit të tij si kryetar.

Totaj ka thënë se përkrahja për të po rritet dhe se do t’ia tregojë botës të kaluarën histrike të Prizrenit

“Përkrahja po rritet e fitorja edhe më e madhe po afrohet. Në lagjen Kurillë, mes qindra njerëzve, u zotova me partnerët e koalicionit se do të rrisim investimet në çdo cep të qytetit dhe të kaluarën e pasur historike të Prizrenit do t’ia tregojmë botës. #ForcaeNdryshimit #PDK94”, ka shkruar Totaj në facebook.

Lexo edhe:  Thaçi: Ushtria në fazën finale, do ta bëjmë me aleatët tanë ndërkombëtarë