Tre iPhonet e vitit të ardhshëm do të duken njëjtë si iPhone

Sivjet, Apple lansoi iPhone X, që është telefoni i parë i kompanisë me ekran të plotë funksional të ndjeshëm në prekje.

Vitin e ardhshëm, ky pritet të shërbejë si shembull. Sipas Ming-Chi Kuo, analist i KGS-së i njohur për çështjet e Apple, ka spekuluar se kjo kompani do të sjellë tre iPhone të rinj me ekrane të ngjashme sikurse iPhone X.

Sipas këtij raportimi, iPhonet do të vijnë në tri madhësi ekranesh:

Një telefon 5.8 inç me ekran OLED (Njëjtë si iPhone X)

Një telefon 6.5 inç me ekran OLED (si një iPhone X Plus)

Një telefon 6.1 inç me ekran LCD

Teksa dy telefonat OLED pritet të shërbejnë për tregun e shtrenjtë, versioni 6.1 inç LCD do të jetë më i lirë me çmim prej 649 deri 749 dollarë, shkruan CNET.

iPhone X hyri në histori duke u bërë telefoni i parë i kompanisë pa butonin kryesor në pjesën e poshtme dhe me prezantimin e “Face ID”, teknologji e re për hapjen e telefonit përmes skanimit të fytyrës.

Lexo edhe:  Apple me vlerë rekorde në treg

Kuo ka thënë se “Face ID” e Apple do të vijë edhe te iPad Pro dhe telefonat e vitit të ardhshëm të kompanisë.

Apple akoma nuk ka reaguar për këto komente.