Trump bën atë që as Clinton, Bush e Obama nuk e bën dot, momenti i nënshkrimit të deklaratës për Jerusalemin

Presidenti Donald Trump ka deklaruar sonte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe se do të vendosin ambasadën e tyre atje.

Në përbërjen e njoftimit thuhet se vendimi i tij shënon fillimin e një qasje të re për zgjidhjen e konflikteve midis Izraelit dhe palestinezëve, transmeton Indeksonline.

Ai e përshkroi vendimin si ‘kohë të prapambetur’ dhe një ‘bazë të njohjes së realitetit’.

SHBA-ve u kërkohet me ligj që të lëvizin ambasadën e tyre në Jerusalem, pasi Kongresi kishte miratuar ‘Aktin e Zhvendosjes së Ambasadës’ në Jerusalem më 1995.

Gjithashtu raportohet se Trump arriti të bëjë atë që nuk arritën të bënin, presidentët Bill Clinton, George W.Bush dhe Barack Obama, dhe që përdorën metoda të ndryshme për të shtyrë masën për periudha gjashtë mujore duke cituar interesat e sigurisë kombëtare .

Trump kishte bërë si premtim fushate se do të ambasada e SHBA-së do të venoset në Jerusalem, si kryeqytet i Izraelit.

Më poshtë është edhe fotografi e momentit të sontëm të nënshkrimit të deklaratës së Trump.

Lexo edhe:  Zvicër: Puno ose jo, do t’i marrësh 2200 euro në muaj nga 1 janari